Botë

FARK liron ushtarin kolumbian, një ditë para fillimit të armëpushimit

19.07.2015 19:23

Rebelët kolumbianë të FARK-ut e kanë liruar një ushtar të cilin e kanë mbajtur peng për rreth dy javë, ka thënë presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos...

Ky zhvillim vjen vetëm një ditë përpara se të fillojë armëpushimi i vetshpallur nga grupi rebel FARK.
 
Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARK), e kanë dorëzuar Cristian Moscoso Rivera pranë zyrtarëve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, shkruan Reuters.
 
Moscoso ishte kapur nga rebelët e FARK-ut, gjatë një operacioni ushtarak në juglindje të Putumayos, i cili gjendet në kufi me Ekuadorin.
 
Qeveria kolumbiane dhe rebelët e FARK-ut që prej vitit 2012 kanë kaluar nëpër një proces komples të bisedimeve të paqes, të cilat kanë për qëllim që t’i japin fund luftës 50 vjeçare,
 
Bisedimet ishin pezulluar vitin e kaluar kur rebelët kishin kidnapuar tre gjeneralë.
 
Rebelët e FARK-ut javë më parë kishin lajmëruar se më 20 korrik do të fillojnë armëpushimin e njëanshëm./evropaelire