Vetëpunësim të personave me invaliditet

20.07.2015 09:38

Punësim i 360 personave prej të cilëve 120 me invaliditet që do të krijojnë biznes dhe 240 të papunë shtesë të cilët do të punësohen në ndërmarrjet e sapoformuara do të mundësojë programi Vetëpunësim i personave me invaliditet...

Për realizimin e tij Qeveria parashikoi 59,28 milionë denarë, ndërsa të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë të papunët me invaliditet.

Qëllimi është që të rriten punësimet dhe mundësitë në tregun e punës për të papunët nga kjo kategori e qytetarëve.

Gjatë 30 ditëve të ardhshme të punës të gjithë të interesuarit do të mund të dorëzojnë aplikim në Agjencinë për punësim. Ata persona të cilët nuk janë në evidencë, të njëjtën ditë kur do të paraqiten për kërkues aktivë të punës, do të mund të dorëzojnë aplikim për këtë masë.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë program do të fitojnë të drejtë që të fitojnë trajnim për sipërmarrësi dhe zhvillim të biznes idesë dhe një pjesë e tyre do të përzgjidhen për mbështetje për përpunim të biznes planit. Të papunësuarit të cilët kanë dorëzuar biznes plane më të mira do të marrin ndihmë gjatë regjistrimit të biznesit personal dhe grant prej 310 mijë denarësh. Është planifikuar edhe mbështetje individuale përmes sigurimit të shërbimeve të vazhdueshme konsultuese dhe mentoriale.

Kandidatët të cilët do të prezantojnë biznes plan të qëndrueshëm, të cilët kanë nevojë për punësime shtesë mund të aplikojnë për grant i cili do të mbështesë vetëpunësim të themeluesit të kompanisë dhe punësim shtesë për të paktën dy persona. Në këtë rast mjetet e grantit të përgjithshëm do të jenë 494 mijë denarë prej të cilave 310 mijë denarë për realizim të vetëpunësimit dhe hapje të biznesit dhe 184 mijë denarë për dy punësime plotësuese, ose nga 92 mijë denarë për person.