"Blic": Anëtarët e presidencës së BeH-së në Beograd do t'i ruajnë 1.000 policë
20.07.2015 09:45
Për sigurinë e anëtarëve të presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, që të mërkurën do të arrijnë në Beograd, do të angazhohen 1.000 policë në uniformë dhe veshje civile, shkruan gazeta "Blic"...
Bekir Izetbegoviq, Mlladen Ivaniq dhe Dragan Çoviq vijnë për vizitë me ftesë të kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, pasi që ai është sulmuar më 11 korrik në Srebrenicë.
Sipas gazetatës, sot në Beograd pritet të arrijnë edhe pjesëtarë të Agjencisë shtetërore boshnjake për hetim dhe mbrojtje (SIPA), të cilët do të kenë mbledhje me kolegët serbë. Në mbledhje duhet të vërtetohet edhe shtegu i lëvizjes së të ftuarve.
