Shefi i Pentagonit për vizitë në Izrael

20.07.2015 09:48

Ministri amerikan i Mbrojtjes Eshton Karter deklaroi sot se nuk pret që do t'i bindë liderët izraelitë që ta ndërrojnë qëndrimin për marrëveshjen bërthamore me Iranin, si dhe se kontraktuesi nuk i kufizon mundësitë që Uashingtoni të garantojë sigurinë e Izraelit dhe të aleatëve arabë...

"Aftësia jonë që të zbatojmë strategji mbrojtëse është e pandryshuar", deklaroi Karter në aeroplanin rrugës për në Tel-Aviv, ku sot do të takohet me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Moshe Jalon, ndërsa nesër me kryeministrin Benjamin Netanjahu.

Karter theksoi se Uashingtoni akoma ka të drejtë të përdorë fuqi ushtarake kundër Iranit, nëse kjo është e domosdoshme, por qëllimi i marrëveshjes është që të parandalohet me zgjidhje diplomatike të problemit.

"Nuk do të përpiqem që të ndërroj ndonjë mendim për Izraelin. Mundemi të dakordohemi se nuk pajtohemi", theksoi ai.