ShBA-Kubë, rihapen ambasadat
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kuba do të rihapin ambasadat e tyre në Uashington dhe Havana sot, duke i dhënë fund 54 vjetëve pa marrëdhënie ndërkombëtare...

Zyrtarët e Kubës do të kenë një ceremoni zyrtare të ngritjes së flamujve në ambasadën e tyre në Uashington, ku janë ftuar të marrin pjesë rreth 500 mysafirë.
Ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez, do të marrë pjesë në ceremoni dhe më vonë pritet të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerryn, ku flamuri i Kubës do të ngritet dhe do të qëndrojë së bashku me gjithë flamujt e shteteve me të cilat Uashingtoni ka marrëdhënie zyrtare diplomatike.
Zyrtarët amerikanë nuk do ngrisin flamurin e tyre në Havana të Kubës deri në muajin gusht, kur Kerry do të shkojë në hapjen zyrtare.
Shtetet e Bashkuara kishin ndërprerë marrëdhëniet me Havanën në vitin 1961 dhe vendosën një embargo tregtare, ekonomike dhe financiare kundër Kubës.
