Baronesha Anelay sot vjen në Kosovë
20.07.2015 10:06
Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbreterisë së Bashkuar dhe Përfaqësuesja Speciale e kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay do të vizitoj qëndrojë në kosovë nga sot deri më 22 Korrik...

Ajo në Kosovë do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë duke përfshirë presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Anelay me zyrtarë kosovarë pritet të diskutojë përpjekjet që po i bën Kosova në adresimin e çështjeve të dhunës seksuale në konflikt, marrëdhëniet bilaterale si dhe zhvillimet e fundit në vend.
