Shpërthime në Irak, 8 persona të vrarë

20.07.2015 12:04

Tetë persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një seri e bombardimeve në Irak...

Policia në qytetin Diyala, juglindje të Bagdadit, tha se një bombë në rrugë vrau katër persona dhe lëndoi nëntë të tjerë në urën Diyala, më 19 korrik.

Në lindje të Bagdadit, në zonën e Al-Amin, policia tha se dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën kur një bombë shpërtheu në një kafene. Dy të tjerë u vranë dhe gjashtë u plagosën prej një shpërthimi në një rrugë të ngarkuar në periferi të Bagdadit.

Askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin, por grupi militant “Shteti Islamik” ka bërë sulme të ngjashme muajve të fundit përreth Bagdadit, duke i sulmuar komunitetet shiite.