Greqia duhet të paguaj 3,5 miliardë euro në llogari të BQE-së

20.07.2015 12:22

Greqia, e cila ndodhet në rrezik falimentimi, sot duhet të nxirret para edhe një detyrimi serioz, 3,5 miliardë euro duhet t’i fusë në llogari të Bankës Qendrore Evropiane...

Qeveria e kryeministrit, Aleksis Cipras, tani më e ka ndërprerë pagesën e përafërsisht dy miliardë eurove drejt Fondit Monetar Ndërkombëtar, por edhe krahas kësaj shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Dragi, pret që ta refuzojë shumën e detyruar.

Optimizmi i tij më shumë bazohet në financimin e kontraktuar të spostuar për Athinën nga ana e Eurogrupit, në vlerë prej 7,16 miliardë eurosh. Financimi i spostuar, që do të sigurohet nga Mekanizmi Evropian për Stabilizim Financiar duhet të mbështesë që Greqia deri në pranim të programit të tretë të shpëtimit, që mund të marrë disa javë.

Pritet që Athina sot do të marrë financim të përkohshëm që të mundet t'i plotësojë të gjitha detyrimet e saj drejt Bankës Qendrore Evropiane.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka lënë të hapur mundësinë që Greqisë t’i ulen sërish normat e interesit, apo t’i zgjaten afatet për shlyerjen e borxhit, por vetëm pasi detajet e marrëveshjes së fundit do të negociohen. Ajo ka hedhur poshtë mundësinë që të ketë shkurtim klasik të borxhit 30 deri në 40%.

“Për Greqinë kemi bërë lëshime edhe në të kaluarën, kreditorët privatë kanë hequr miliarda euro, kemi dhënë norma të favorshme, kemi zgjatur afatin e shlyerjes... Mendoj se për kështu mundësish do të mund të flasim prapë”- u shpreh Merkel.

Të hënën në Greqi do të rihapen bankat për herë të parë në tre javë, por sërish do të ketë kufizime në tërheqje. Grekët do të kenë mundësi të tërheqin vetëm 60 euro në ditë, ose 420 euro në javë, që për Merkelin janë të pamjaftueshme për të bërë një jetë normale.

Kancelarja Merkel i ka kërkuar qeverisë së Tsiprasit të lëvizë më shpejtë me miratimet në Parlamentin grek. Grekët gjithashtu do të përballen edhe me ngritjen e çmimeve për shkak të rritjes së tatimit mbi vlerën e shtuar.