Vërshimet përfshijnë lindjen e Taxhikistanit
20.07.2015 12:26
Rrëshqitjet e baltës dhe vërshimet nga reshjet kanë shkatërruar 60 shtëpi, dyqane dhe qendra kulturore, linja elektrike dhe sistemin e ujitjes në rajonin lindor të Taxhikistanit, Gorno-Badakhshan, gjatë ditëve të fundit...

Rrëshqitja e djeshme e baltës preu rrjedhën e lumit Gund dhe dëmtoi disa pjesë të një fshati të afërt. Punët në dy termocentrale lokale u pezulluan si rezultat i përmbytjeve.
Guvernatori rajonal i Gorno-Badakhshan, Rahmonkul Rahmonkulov, tha se familjet, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan, janë vendosur në një zonë të sigurt dhe janë duke qëndruar në kampe të përkohshme.
Ai tha se dëmet e shkaktuara nga rrëshqitjet dhe vërshimet do të kushtojnë 3 milionë dollarë. Nuk raportohet për njerëz të vdekur.
