Shuhet zjarri në afërsi të Sllupçanit të Likovës

20.07.2015 12:55

Zjarri në afërsi të Sllupçanit të Likovës mëngjesin e sotëm është shuar, rreth orës 4:30, njoftuan sot nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza Kumanovë...

Prej atje informojnë se në atë lokacion për momentin kujdestar është një ekip nga njësiti rjaonal i "Pyjeve të Maqedonisë".

"Zjarri në Sllupçan është shuar në orën 19:45, por, më vonë sërish është aktivizuar dhe në shuarjen e tij morën pjesë ekipe të NJSHZT Kumanovë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, një ekip i NP 'Pyjet e Maqedonisë' dhe një pjesë e banorëve lokalë", deklaroi Goran Stojanovski, drejtues në QRMK Kumanovë.

Sipas shqyrtimeve fillestare të kompetentëve në këtë zjarr ka qenë e përfshirë sipërfaqe prej rreth 20 hektarësh.

Gjatë ditës së djeshme zjarri në pyllin e pishave në Sllupçan  ka rënë tri herë. Për herë të parë është përfshirë sipërfaqe prej 3.000 metra katrorë. Katër zjarrfikës nga Kumanova me një automjet për shuarje të zjarrit kanë arritur ta shuajnë zjarrin me të cilin është përfshirë bar i thatë në pyllin e pishave në periudhën nga ora 08:55 deri në orën 12:50. Në të njëjtin lokacion, sërish është ndezur zjarr dhe për shkak të terrenit të paqasshëm në vendin e ngjarjes ka qenë e vështirësuar shuarja. Përveç zjarrfikësve nga Kumanova në intervenim kanë marrë pjesë ekipe edhe të "Pyjet e Maqedonisë". Zjarri atëherë është shuar në orën 19:45.

Gjatë ditës së djeshme zjarrfikësit kanë intervenuar edhe në kashtë të djrgur, barë i thatë, vreshta të vejtra dhe një pjesë e vogël e pyllit të dushkut në afërsi të Mateçes. Në këtë zjarr i cili ka zgjatur jo një orë e plotë nga ora 14:35 deri në orën 15:20 kanë intervenuar tre zjarrfikës me një automjet për shuarjen e zjarrit, të punësuarit në Stacionin policor Mateç dhe të punësuar nga "Pyjet e Maqedonisë".

Zjarrfikësit kumanovarë dje kanë intervenuar edhe në mjedis urban. Gjatë ditës së djeshme pas një ore zjarrfikësit kanë shuar bar të thatë në dy lokacione të ndryshme, mëngjesin në lokalitetin "Spomen Kosturnica", ndërsa pasdite në ish Shtëpinë e ARM-së.(mia)