Ramush Haradinaj rizgjidhet kryetar i AAK-së
20.07.2015 13:54
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zgjedhur Kryesinë e saj me 76 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim...

Pas rikonfirmimit të Ramush Haradinajt në postin e kryetarit, Kuvendi Zgjedhor i partisë ka zgjedhur edhe kryesinë e re në përbërje: Ardian Gjini, nënkryetar i parë, pastaj Ahmet Isufi, Donika Kadaj-Bujupi, Pal Lekaj e Gazemnd Abrashi nënkryetar.
Blerim Kuçi është zgjedhur sekretar i përgjithshëm, Ali Berisha sekretar organizativ dhe Magbule Shkodra kryetare e Aleancës së Gruas për Kosovën.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar që të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë.
