Fillon “Vera e Kulturës Tetovare”
Në Qendrën për Kulturë Tetovë me shfaqen "Trangullat" nga Teatri "Dodona"-Republika e Kosovës, sonte me fillim në orën 20:00 fillon agjenda e eventit "Vera e Kulturës Tetovare"...

Vera e Kulturës Tetovare do të zgjasë gjithësej 17 ditë.
Disa nga aktivitetet e këtij eventi organizohen për së pari herë në qytet, siç është aktiviteti "Rruga e Ombrellave" (stolisja e rrugës Dervish Carra me ombrella dhe ndalimi i komunikacionit për makinat, e gjithë kjo e sinkronizuar me muzike live).
Koncerti grandioz i "Tre Tenorëve" me Guissepe Gipali, Kastriot Tushën dhe Suzana Frashërin. Koncerti i "Filharmonisë" së Republikës së Kosovës, dhe një sërë aktivitetesh tjera që burojnë nga agjenda e pasur e këtij eventi.
Do të performojnë edhe shumë këngëtarë të tjerë të mirënjohur të estradës si: grupi legjendar "Minatorët", Alban Skënderaj, Zig Zag Orchestra, OFFChestra Band, Elhaida Dani, Latino Band, XXL Band dhe shumë të tjerë.
Siç njoftojnë nga Komuna e Tetovës hyrja në çdo aktivitet është falas.
