Treni shkel një grua në Prilep

20.07.2015 13:58

Një grua, identiteti i të cilës ende nuk është i njohur, e humbi jetën pasi mbrëmë vonë në të ka goditur një tren udhëtues i cili ka qarkulluar në relacionin Veles-Manastir...

Ashtu siç kumtoi MPB, deri te fatkeqësia ka ardhur  në orën 23 e 10 minuta në stacionin hekurudhor në Prilep. Gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Stacioni policor Prilep ka kryer kontroll në vendin e fatkeqësisë. Ndërmerren masa për konfirmimin e identitetit të gruas së vdekur dhe për zbardhjen e tërësishme të rastit.