Sllupçan, zjarri shkrumbon 50 hektarë me pisha
20.07.2015 14:29
Pasditen e djeshme edhe gjatë natës së kaluar, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 50 hektarë me pisha në lokalitetin mbi varrezat e dëshmorëve në Sllupçan të Likovës...

Zjarri ka shkrumbuar numër të madh të pishave, ndërsa sipas vlerësimeve të para dëmi arrin në mbi 10 milion denarë.
Ndërkohë që bëhen apele tek popullata e Komunës së Likovës që të jenë më të kujdesshëm gjatë shfrytëzimit të lëndëve djegëse, gjatë daljes në piknik apo në shëtitje në natyrë.
Në lokalizimin e zjarrit kanë marrë pjesë ekipet e zjarrfikësve dhe ato të Pyjeve të Maqedonisë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet policore për të hetuar rastin. (Nexhat Aqifi, TVM2)
