Kulturë
“Vera e kulturës tetovare”, 17 ditë aktivitete kulturore
20.07.2015 15:12
Me dramën “Trangullat” nga Teatri “Dodona”-Republika e Kosovës, starton “Vera e kulturës tetovare”...

17 ditë koncerte, ekspozita, shfaqe teatrore, botime librash do të karakterizojnë verën e sivjetshme kulturore të Tetovës.
Në kuadër të verës kulturore të Tetovës do të marrin pjesë edhe: Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, Filharmonia e Kosovës, do të shfaqet koncerti i "3 Tenorëve" me Guissepe Gipali, Kastriot Tushën dhe Suzana Frashërin, koncerti solistik i së mirënjohurës, Anila Hoxha Gjermeni,.
Gjuzepe Gjibali dhe shumë artistëve të tjerë të skenave botërore që do të ngjiten sivjet në skenat e shumta në Tetovë.
Vera kulturore e Tetovës do të përmbyllet më 5 gusht me promovimin e albumit të ri të këngëtarit, Alban Skenderaj, ndërkohë që adhuruesit e muzikës së lehtë gjatë saj do të mund të ndjekin edhe një koncert të përfaqësueses shqiptare në Evrovizion, Elhaida Danit, dhe grupin “Minatorët”.
E përveç pjesës artistike, sivjet vera e Tetovës do të ofrojë edhe një pamje që mund ta keni parë në metropolet e mëdha. Edhe Tetova sivjet do të ketë rrugën e saj të ombrellave, më saktë e gjithë rruga “Dervish Carra” do të mbulohet me ombrella dhe do të vendoset gjatë gjithë kohëzgjatjes së manifestimit ndalimi i komunikacionit për vetura dhe motoçikleta.
VISAR SADIKI
