Futboll
Neziri prezantohet te Dacia
20.07.2015 15:18
Sot në mesditë, klubi i futbollit Dacia nga Moldavia ka firmosur një kontratë dyvjecare me mbrojtësin e djathtë të Renovës, Mexhit Neziri...

Sot në mesditë, klubi i futbollit Dacia nga Moldavia ka firmosur një kontratë dyvjecare me mbrojtësin e djathtë të Renovës, Mexhit Neziri, i cili është prezantuar para mediave moldaveze.
Në prezantimin e tij si futbollist i ri i Dacias, ai është shprehur i lumtur që nënshkroi kontratë me këtë ekip, duke shtuar se do të jap maksimumin për skuadrën e re.
“Ndihem shumë mirë që nënshkrova me ekipin e Dacias, të cilën klub pata rastin ta njoh edhe në ndeshjet eliminatore të Ligës së Europës. E di se bëhet fjalë për një klub me traditë futbollit në Moldavi dhe kjo është ndër arsyet që vendosa të zgjedh këtë klub”, deklaroi Neziri.
“Do të jap maksimumin që të jap gjithçka nga vetja që Dacia të arrijë objektivat e saj në sezonin e ri”, shtoi 24-vjeçari.
Të kënaqur nga ky transferim janë shprehur edhe drejtuesit e klubit të cilët kanë pohuar se Neziri do të jetë një lojtar i rëndësishëm, i cili do të sjell më shumë siguri në repartin defensiv te Dacia.
