Maqedoni

Bruksel, filloi punë KSA mes BE-së dhe Maqedonisë

20.07.2015 15:39

Ka filluar në Bruksel takimin Këshilli për Stabilizim dhe Asocim midis Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. Këshilli do të shqyrtojë zbatimin e kritereve politike dhe ekonomike...

Ka filluar në Bruksel takimin Këshilli për Stabilizim dhe Asocim midis Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. Këshilli do të shqyrtojë zbatimin e kritereve politike dhe ekonomike, ndihmës financiare në të kaluarën, si dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Do të diskutohet për zhvillimin politik në muajt e fundit, si dhe planin për të zbatuar reformat urgjente në fushën e drejtësisë, punëve të brendshme, të drejtat themelore të njeriut, lirinë e mediave dhe reformën e administratës publike.

Konkluzionet e Këshillit janë thelbësore për Raportin e Progresit për Maqedoninë, i cili do të shqyrtohet në shtator në Bruksel.

Me takimin kryeson ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski, dhe ministri slloven për Punë të Jashtme, Mirosllav Lajçak, vendi i të cilit në fillim të vitit 2016 do ta ndërmarrë kryesinë me Këshillin e Unionit.

Në takim marrin pjesë zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe komisioneri për zgjerim, Johanes Han.

Me këtë rast, eurokomisari për negociata për zgjerim, Johanes Han, do të dorëzojë raport deri te përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, dhe shefat e diplomacive të vendeve të BE-së për marrëveshjen që ai e ka ndërmjetësuar javën e kaluar në Shkup dhe i njëjti solli pajtim politik në vend. 

Gjatë qëndrimit të Besimit dhe Popovskit në Bruksel janë planifikuar takime të ndara me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerinin, dhe komisionerin Han, kurse pas përfundimit të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim, sipas paralajmërimeve të Këshillit të Unionit, pritet gjatë mbrëmjes edhe një konferencë shtypi e ministrave Lajçak, Besimi dhe Poposki së bashku me eurokomisarin, Johanes Han.

SANIJE KASAMI