Botë

Muaji i kaluar qershori më i ngrohtë nga viti 1880

20.07.2015 21:23

Muaji i kaluar ka qenë qershori më i ngrohtë në Tokë, që kur ka filluar të matet temperatura në korniza botërore në vitin 1880...

Muaji i kaluar ka qenë qershori më i ngrohtë në Tokë, që kur ka filluar të matet temperatura në korniza botërore në vitin 1880, kumtoi sot Agjencia amerikane nacionale oqeanike dhe atmosferike (ANOA).
 
Qershori i deritanishëm rekord është matur vitin e kaluar.
 
Në të njëjtën kohë, gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë qenë më të nxehtat në pjesën e parë të Planetit nga fillimi i matjes së temperaturës.
 
Sipas të dhënave statistikore, viti 2014 ka qenë viti më i nxehtë nga viti 1880-të, ndërsa temperaturat rekorde të cilat janë matur gjatë këtij viti janë dëshmi se ngrohja globale vazhdon, theksohet në kumtesën e Agjencisë.
 
Temperatura mesatare në tokë dhe në oqeane gjatë muajit të kaluar ka qenë për 0,88 gradë Celsius më e lartë nga mesatarja për qershorin në shekullin 20-të.
 
Nga ana tjetër, trashësia e akullit në Arktik muajin e kaluar ka qenë në nivelin e tretë më të ulët, që nga viti 1979, kur ka filluar incizimi satelitor i Polit të Veriut.
 
Në raportin e ANOA theksohet se koncentrimi i gazrave të dëmshme në atmosferën e tokës, të cilat konsiderohen si shkaktari kryesor për ngrohjen globale, gjatë vitit 2014 ka arritur rekord historik./mia