Botë

Ahmet Davutogllu: Sulmi në Suruç vepër e SHI-së

20.07.2015 21:46

Rezultatet e para nga hetimi për sulmin e sotëm vetvrasës në qytetin Suruç në Turqinë juglindore, në afërsi të kufirit me Sirinë...

Rezultatet e para nga hetimi për sulmin e sotëm vetvrasës në qytetin Suruç në Turqinë juglindore, në afërsi të kufirit me Sirinë, tregojnë se bëhet fjalë për akt terrorist të kryer nga ana e grupit Shteti Islamik, deklaroi sot pasdite kryeministri turk, Ahmet Davutogllu.
 
"Turqia ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë masa të domosdoshme kundër Shtetit islamik", porositi Davutogllu, duke paralajmëruar se Ankara ka marrë vendim për përforcimin e masave të sigurisë përgjatë kufirit turk me Sirinë. 
 
Sipas të dhënave më të reja, në sulmin e sotëm në Suruç jetën e kanë humbur të paktën 30 persona, prej të cilëve numri më i madh studentë, ndërsa rreth 100 të tjerë janë plagosur.
 
Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e qendrës kulturore Amara, në të cilin është mbajtur një konferencë. Të paktën 300 anëtarë të Federatës së asociacioneve rinore të socialistëve kanë qenë në qendrën kulturore. Ata kanë marrë pjesë në një aksion veror për ndihmë për ripërtëritjen e qytetit sirian Koban./mia