Në Shkup mbledhje e Byrosë të Komitetit të përzier parlamentar RM-BE

21.07.2015 09:47

Anëtarët e byrosë të Komitetit të përzier parlamentar, Republika e Maqedonisë dhe BE-ja sot do të takohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë...

Anëtarët e byrosë të Komitetit të përzier parlamentar, Republika e Maqedonisë dhe BE-ja sot do të takohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe sipas paralajmërimeve të bashkëkryesuesve Alojz Peterle dhe Kenan Hasipi do të bisedojnë për aktivitetet e ardhshme të këtij komiteti, por edhe për gjendjen aktuale në vend pas nënshkrimit të marrëveshjes së 15 korrikut për dalje të vendit nga kriza politike.

Së bashku me Peterlen në Shkup vijnë edhe bashkëkryesuesit e Komitetit, Sergej Stanishev dhe Angel Xhambaski. Përveç takimeve me bashkëkryesuesit nga ana e Maqedonisë deputeti Hasipi dhe zëvendës bashkëkryesuesi Artan Grubi dhe anëtarët e tjerë të Komitetit, eurodeputetët do të kenë takime edhe me liderët dhe përfaqësuesit e partive politike dhe të shoqërisë qytetare.