Do të ndërtohet kopsht i ri në Radishan
21.07.2015 09:42
Në komunën e Butelit sot do të vendoset gur themeli për kopshtin e ri në lagjen Radishan...

Kopshti i ri duhet të ndërtohet në oborrin e kopshtit të vjetër të kësaj lagjeje. Sipërfaqja e përgjithshme e kopshtit të ri do të jetë rreth 500 metra katrorë, me kapacitet për të pranuar 120 fëmijë.
Zbatuesi i punimeve ndërtimore është "Mega Skop" nga Shkupi. Mjetet në vlerë prej 11.000.000 denarësh janë siguruar nga buxheti i komunës së Butelit.
