Policia turke ka përdorur gaz lotsjellës kundër demonstruesve antiqeveritarë në Stamboll

21.07.2015 10:05

Me qindra demonstrues mbrëmë janë grumbulluar në afërsi të sheshit Taksim në Stamboll pas atentatit me bombë në Suruç, për të cilin autoritetet turke e akuzuan grupin ektremist islamik, transmeton BTA...

Disa prej tyre kanë hedhur parrulla kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe Partisë qeveritare të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP): "Shteti islamik-vrasës, Erdogan dhe AKP - kolaboracistë".

Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji, pasi  demonostratat paqësore u shndërruan në dhunë.

Sipas dëshmitarëve okularë, të cituar nga mediat britanike, disa prej demonstruesve kanë hedhur edhe shishe ndaj policëve.

Kurdët në Turqi e akuzojnë qeverinë se nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndaluar Shtetin Islamik.