Keri: SHBA-ja do të jetë fqinje e mirë e Kubës

21.07.2015 10:13

Sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri deklaroi sot se SHBA-ja dëshiron të jetë "fqinje e mirë" e Kubës, duke paralajmëruar se rruga drejt marrëdhënieve të mira edhe më tej është "e gjatë dhe e ndërlikuar"...

Keri në konferencë shtypi me homologun kubanez Bruno Rodrigez, të mbajtur disa orë pasi marrëdhëniet diplomatike midis SHBA-së dhe Kubës përsëri janë vendosur pas ndërprerjes  së gjatë pesë dekadëshe, tha se Uashingtoni "e përshëndet fillimin e ri në marrëdhëniet me popullin kubanez dhe qeverinë".

Sipas Kerit, "ky hap i rëndësishëm megjithatë nuk do të thotë edhe fund i shumë dallimeve të cilat edhe më tej i ndajnë dy qeveritë".

"Progresi, megjithatë, e reflekton vërtetësinë se "lufta e ftohtë" prej kohësh ka përfunduar dhe se interesave të të dyja vendeve më së miri u shërben bashkëpunimi nga distancimi", theksoi Keri në konferencën për shtyp të Departamentit shtetëror.

Dallimet midis qeverive të Kubës dhe të SHBA-së u treguan edhe në këtë ngjarje, kur Rodrigez deklaroi se ripërtëritja historike e marrëdhënieve amerikano-kubaneze do të ketë kuptim vetëm nëse SHBA-ja e heq embargon e përgjithshme tregtare dhe e ia kthen Kubës bazën detare amerikane në Guantanamo në Lindje të Kubës.

Keri u përgjigj se administrata e Barak Obamës dëshiron ta heqë embargon ekonomike të vendosur për Kubën në vitin 1962 dhe shfaqi shpresë se një gjë e tillë do të bëhet së shpejti.

Keri, i cili u takua me Rodrigezin paraprakisht në ambasadën e re të Kubës në Uashington, mbi të cilën është ngritur flamuri kubanez për herë të parë pas 54 viteve, tha se "për momentin nuk planifikojmë marrëveshje ekzistuese për shfrytëzim" në ishullin Guantanamo, ku ndodhet burgu ushtarak amerikan.