Një shtetas i Turqisë dhe Holandës është ekstraduar në SHBA për terrorizëm

21.07.2015 10:17

Një shtetas i Turqisë dhe Holandës, i akuzuar për mbledhje të mjeteve për rekrutim në Evropë të luftëtarëve për grupin islamik terrorist, aktiv në Afganistan, është ekstraduar në SHBA dhe akuzuar për terrorizëm, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit...

Irfan Demirtash (56), i cili është i akuzuar për sigurim të mbështetjes materiale për "Lëvizjen islamike në Uzbekistan" dje u nxorr pra gjykatës në qarkun federal në Kolumbi.

Demirtash, i njohur edhe si Nasrulah, është arrestuar në Gjermani në janar me urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpoli, ndërsa është ekstraduar në SHBA me 17 korrik. Ai është dënuar në mungesë në dhjetor të vitit 2011 për aktivitete, që i ka kryer si banor i Holandës, në Pakistan, Afganistan, Turqi, Jordani, Holandë, Francë dhe vende të tjera.

Organizata, e cila quhet "Partia islame e Turkestanit" është e njohur si terroriste në SHBA dhe Rusi. Demirtash ballafaqohet me dënim me burg prej 70 vitesh.