Shefi ekzekutiv i Toshiba-s jep dorëheqje pas skandalit

21.07.2015 11:40

Presidenti dhe shefi ekzekutiv Toshiba-s, Hisao Tanaka ka dhënë dorëheqje pasi kompania ka zbuluar se ai e ka ekzagjeruar fitimet e tij për gjashtë vitet e fundit...

Të hënën, një panel i pavarur i caktuar nga Toshiba  konstatoi se ndërmarrja e ka kamufluar profitin për një shumë totale prej 1.22 miliardë dollarësh, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

“Është zbuluar se për një kohë të gjatë janë bërë përllogaritje mashtruese, dhe ne kërkojmë falje për problemet që u kemi shkaktuar aksionarëve dhe palëve të tjera të infilturuara”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

Për shkak të kësaj situate, Hisao Tanaka, presidenti i kompanisë tonë dhe Norio Sasaki, zëvendës presidenti i kompanisë do të japin dorëheqje sot”, tha kompania në një deklaratë.

Që të dy, Tanaka dhe Sasaki, Toshibas iu kishin bashkuar në vitin 1970.