Bushati takim me ambasadorët shqiptarë në rajon

21.07.2015 11:48

Roli i shqiptarëve në rajon dhe efektet e krizës financiare greke, bashkojnë në një koferencë dy ditore ambasadorët shqiptarë në vendet e rajonit...

Në një postim në rrjetin social “facebook” ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati nënvizoi se ky takim u fokusua tek shqiptarët në rajon duke premtuar më shumë stabilitet dhe më pak pasoja të krizës financiare në Greqi.

Dinamikën e Politikës së Jashtme të Shqipërisë në rajon si dhe stabiliteti ishin kryefjala e bisedimeve me ambasadorët shqiptar në vendet e rajonit.

Ky takim u zhvillua në ambjentet e ministrisë së Jashtme ku u diskutua edhe për sigurinë energjitike në rajon ku morën pjesë: Veton Surroi, Arben Malaj, Holta Ymeri dhe Florian Xhafa.(Ora)