Shpërthimi në Bagdad, arrestohen 5 persona të dyshuar

21.07.2015 13:10

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka vizituar vendin ku nga një sulm me bombë i grupit militant “Shteti Islamik” u vranë 120 njerëz...

Sulmi i 17 korrikut në tregun në Khan Bani Saad, në provincën Diyala, ndodhi ditën e fundit të muajit të Ramazanit. Më shumë se 130 persona të tjerë u plagosën.

Bombardimi ka ndodhur në një zonë të cilën milicia shiite e ka marrë nga “Shteti Islamik” në muajin janar, duke i larguar grupet radikale sunite nga qytetet dhe fshatrat e provincës.

Vizita e Abadit vjen pasi gjenerali, Abdul Amir al-Zaidi, ka thënë se 5 burra të dyshuar se kanë kryer këtë bombardim janë arrestuar më 20 qershor.