IN MEMORIAM

21.07.2015 12:19

Në moshën 75 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë ndërroi jetë Sami Ibraimi. I ndjeri ndër vite ka kontribuar në përmirësimin e jetës shoqërore dhe politike të shqiptarëve në vend...

Sami Ibrahimi ka qenë deputet i PPD-së në përbërjen e dytë parlamentare, si dhe për 4 vite të tjera ka ushtruar detyrën e ambasadorit të Maqedonisë në Danimarkë. Para pensionimit punoi si profesor universitar në Universitetin e Evropës Juglindore.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e Butelit, pas faljes së namazit të drekës në Xhaminë e Re të Çairit.