Korea Veriore për programin bërthamor: S’jemi të interesuar për bisedime
21.07.2015 13:28
Korea Veriore thotë se nuk është “aspak e interesuar” për bisedime si ato që zhvilloi Irani me fuqitë botërore, për të hequr dorë nga aftësitë bërthamore...

Ministria e Jashtme ka thënë se programi bërthamor i Koresë Veriore “është parandalim qenësor” kundër politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara karshi shtetit të tyre.
Korea Veriore “është një shtet me armë bërthamore dhe ka interesat e saj si një shtet me armë bërthamore”- thuhet në njoftim.
Ndaj Penjanit zyrtarë janë ngritur sanksione ekonomike nga Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, për shkak të programit bërthamor dhe raketave balistike.
