Hahn porosit liderët: Marrëveshja, garanci për perspektivat euroatlantike
Maqedonia dhe Bashkimi Evropian mbajtën dje takimin e 12-të të suksesshëm në suaza të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim në Bruksel...

I njëjti, sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Laçjak, ka konfirmuar marrëdhëniet e fuqishme dhe të afërta të BE-së dhe Maqedonisë.
BE i jep mbështetje të fuqishme marrëveshjes së nënshkruar më 15 korrik. Ky proces dhe faza e tranzicionit prej tani e deri në zgjedhjet në prill të vitit 2016 jep mundësi që vendi dhe BE-ja në tërësi ta përmbushin protokollin dhe me vullnet të mirë.
Ministrat, Popovski dhe Fatmir Besimi, kanë thënë që angazhimi do të jetë maksimal që ajo që është dakorduar me marrëveshjen e 15 korrikut të implementohet tërësisht. Komisari Han edhe njëherë ka porositur liderët në Maqedoni të jetësojnë deri në fund marrëveshjen e 15 korrikut, sepse ajo është garanci në rrugëtimin e mëtutjeshëm euroatlantik të vendit në BE dhe NATO.
