Maqedoni
Në MPB dje janë parashtruar edhe 7 kërkesa për azil
21.07.2015 15:02
Gjatë ditës së djeshme deri te Sektori për azil janë parashtruar edhe shtatë kërkesa për azil, nga të cilët dy persona janë nga Siria dhe pesë nga Iraku...

Personi më i moshuar është 33 vjeç, ndërsa më i riu dy vjeç, kumtoi sot MPB-ja.
Nga fillimi i lëshimit të vërtetimeve deri më 21.07.2015 deri te Sektori për azil janë parashtruar 35 kërkesa për njohje të së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprakisht, me ç'rast 25 kërkesa janë nga shtetas të Sirisë për azil, prej tyre gjashtë për fëmijë, pastaj tre kërkesa nga shtetas të Pakistanit, nga dy kërkesa nga shtetas të Marokos, Algjerisë dhe Irakut, si dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.
Sipas shtetësisë së personave, të cilëve u janë dhënë konfirmime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë 12.336, pastaj nga Afganistani 1.370, nga Iraku 956, Pakistan 595, nga Somalia 398, Palestina 354, nga Kongo 254, Kameruni 104, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël./mia
