Maqedoni
Brukseli: të implementohet marrëveshja mes liderëve
21.07.2015 15:43
Maqedonia dhe Bashkimi Evropian mbajtën dje takimin e 12¬-të të suksesshëm në suaza të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim në Bruksel...

Ministrat për Punë të Jashtme, ai i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, i Maqedonisë, Nikolla Popovski, komisari evropian, Johanes Han, dhe zëvendëskryeministri, Fatmir Besimi, diskutuan për marrëveshjen e arritur dhe kushtet të cilat dalin nga ajo.
Lajçak dhe Han konfirmuar marrëdhëniet e fuqishme dhe të afërta të BE-së dhe Maqedonisë, por theksuan nevojën urgjente që institucionet e vendit të angazhohen fuqimisht dhe të shfrytëzojnë periudhën që vjen për të plotësuar në tërësi rekomandimet e Pribesë dhe gjithçka tjetër që del nga marrëveshjen e arritur politike.
“Ky proces dhe faza e transicionit prej tani e deri në zgjedhjet në prill të vitit 2016 jep mundësi që vendi dhe BE-ja në tërësi ta përmbushin Protokollin me vullnet të mirë. Poposki dhe Besimi konfirmuan se porosia është kuptuar në Shkup”- deklaroi ministri për Punë të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak.
"Unë jam i lumtur që mundëm të gjejmë marrëveshje javën e kaluar dhe mendoj se është e rëndësishme edhe pas një jave, të nënvizohet se nuk kemi kohë për të humbur. Nuk ka festa, të paktën jo për institucionet, dhe secili mund të shkojë në pushime, por institucionet të jenë atje dhe të vazhdojnë me zbatimin. Deri më 15 shtator duhet pasur prokuror special, jo të nominohet deri atëherë, por të bëhen punë përgatitore që të arrihet qëllimi. Për të gjitha afatet e tjera përfundimtare, të cilat janë vendosur deri në zgjedhjet e parakohshme në prill të vitit 2016, KE mbetet e gatshme për të ndihmuar, por përgjegjësia është te qeveria dhe partitë politike në Shkup"- tha komisari evropian, Johanes Han.
Shefi i diplomacisë së jashtme të Maqedonisë, Nikolla Popovski, tha se Maqedonia është e angazhuar fuqimisht në zbatimin e marrëveshjes së arritur dhe përmirësimin e klimës politike me qëllim të tejkalimit të sfidave dhe ballafaqimin e mangësive të caktuara, sidomos në sferën e drejtësisë dhe punëve të brendshme, të cilat janë fushat kryesore që BE¬-ja u kushton vëmendje, posaçërisht pjesës së integrimeve të vendit në BE.
“Ne i bindëm partnerët tanë nga BE-ja se seriozisht do t'u përkushtohemi këtyre detyrave, që para së gjithash janë të rëndësishme për qytetarët tanë në Maqedoni, për zhvillim të mëtejshëm ekonomik dhe stabilizim politik të mjedisit”- theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Popovski.
Zëvendëskryeministri, Fatmir Besimi, tha se Këshilli për Stabilizim dhe Asociim me BE-në është mundësi e mirë për ta treguar përkushtimin tonë serioz të Maqedonisë drejt së ardhmes euroatlantike.
Komisari Han, pas përfundimit të Këshillit të djeshëm, theksoi se me ministrat e Maqedonisë është diskutuar edhe për presionin migrues dhe për reformat e nevojshme ekonomike të Maqedonisë, si dhe për marrëdhëniet e mira fqinjësore.
“Kur bëhet fjalë për reformat të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e mëtejmë të vendit, është e rëndësishme se në shtator, në kuadër të dialogut inkuadrues të mund të ndërmarrim aksione për progresin e vendit që të mund të ndërkombëtarët të shohin progres. Është e rëndësishme të kuptohet se marrëveshja nuk është garanci për pasqyrë të veçantë të Raportit të Progresit të Komisionit, por është e rëndësishme se e njëjta është arritur në moment të fundit, që vendi të mund ta mbajë derën hapur për perspektivat euroatlantike”- u shpreh komisioneri Han.
REXHEP QAMILI
