Futboll

PSG përforcohet me mesfushorin Stambouli

21.07.2015 15:46

Paris Saint-Germain ka përfunduar nënshkrimin e mesfushorit të Tottenham, Benjamin Stambouli duke nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare...

24-vjeçari iu nënshtrua kontrollave mjekësore mbrëm, para finalizimit të largimit të tij nga Ëhite Hart Lane, duke dështuar për të ndikuar në Premier League.

PSG është dashur të paguaj 6 milionë funta britanike për shërbimet e mesfushorit. Trajneri, Laurent Blanc e  ka konfirmuar se e kanë lidhur të ardhmen me lojtarin, deri në vitin 2020.

“Unë jam i kënaqur dhe krenar për t’u bërë një anëtar i familjes së Paris Saint-Germain. Nuk  kisha planifikuar të largohem nga Premier League, por kur një klub me dimensionin e Paris Saint-Germain të thërret, kjo e bën zgjedhjen tuaj shumë më të lehtë” ka deklaruar Stambouli menjëherë pas zyrtarizimit të kontratës.