Maqedoni

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim: aktualisht nuk ka zjarre në Maqedoni

21.07.2015 16:19

Në territorin e Maqedonisë për momentin nuk ka zjarre, mbrëmë janë shuar zjarret në 7 vende, si: në Manastir, Probishtip, Strugë, Ohër, Veles...

Në territorin e Maqedonisë për momentin nuk ka zjarre, mbrëmë janë shuar zjarret në 7 vende, si: në Manastir, Probishtip, Strugë, Ohër, Veles, mirëpo në mëngjes janë kontrolluar edhe njëherë dhe të gjitha janë lokalizuar dhe janë nën kontroll, thonë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
 
“Pasi që në periudhën e verës është rritur frekuenca e lëvizjeve në natyrë jo vetëm e qytetarëve, por edhe e turistëve që kalojnë nëpër shtetin tonë, duhet pasur parasysh që të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura,të kenë kujdes në lëvizjet që i bëjnë nëpër male, të mos bëjnë zgarë, që mos të shkaktohen probleme më të mëdha”- deklaroi udhëheqësja në sektorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Dushka Cerenska.
 
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim apelon tek qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm në ambientet e hapura, mos të bëjnë veprime të qëllimshme që të vijë deri tek zjarret.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI