Botë

Disa aeroplanë amerikan gabimisht kanë sulmuar ushtarë afganë

21.07.2015 17:02

Forcat amerikane në Afganistan sot kumtuan se aeroplanët e tyre dje gabimisht kanë kryer sulm ajror ndaj pikës kontrolluese të Armatës afgane...

Forcat amerikane në Afganistan sot kumtuan se aeroplanët e tyre dje gabimisht kanë kryer sulm ajror ndaj pikës kontrolluese të Armatës afgane, me ç’rast e kanë humbur jetën të paktën shtatë ushtarë.
 
"Sinqerisht ndjejmë dhimbje për humbjen e ushtarëve të Armatës afgane. Shprehim ngushëllime më të thellë deri te të afërmit e viktimave të këtij incidenti tragjik dhe lutemi për rikuperim sa më të shpejtë të të plagosurve", shtohet në kumtesë.
 
Siç lajmëroi DPA, armata amerikane pohon se gjatë sulmit që ndodhi në qarkun Baraki Barak në provincën Logar, në jug të Kabulit, e kanë humbur jetën shtatë ushtarë afganë, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur, përderisa sipas autoriteteve lokale gjatë bombardimit, jetën e kanë humbur 14 ushtarë.
 
Pjesa më e madhe e Baraki Barak është nën kontroll të kryengritësve taleban./mia