Botë

Turqi: U identifikua i dyshuari për sulmin me bombë

21.07.2015 17:23

Autoritetet në Turqi thonë se e kanë identifikuar të dyshuarin për sulmin me bombë, nga i cili dje u vranë së paku 32 vetë...

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha sot se po zhvillohen hetime në lidhjet kryesore ndërkombëtare dhe vendëse dhe se “ka gjasë të mëdha” se sulmi i djeshëm në qytetin Surac, në pjesën juglindore të Turqisë, ishte kryer nga një sulmues vetëvrasës me bombë, me lidhje me militantët e Shtetit Islamik.
 
Cak i sulmit ishte një qendër kulturore, derisa aktivistët e rinjë kurdë po e mbanin një konferencë për shtyp lidhur me planet për rindërtimin e qytetit fqinj sirian, Kobani.
 
Kobani ishte qendër e luftimeve të ashpra ndërmjet militantëve të Shtetit Islamik dhe luftëtarëve kurdë.
 
Zoti Davutoglu tha se në mbledhjen e nesërme të qeverisë, do të shqyrtohet ndërmarrja e masave shtesë të sigurisë në kufirin e Turqisë me Sirinë./evropaelire