Bayern fiton Interin me super gol nga Gotze
Bayern Munich ka triumfuar me rezultat prej 1:0 në një ndeshje tjetër miqësore, të zhvilluar në Kinë, kundër Interit...

Bavarezëve fitoren ua solli reprezentuesi gjerman, Mario Gotze, në kohën kur çdo kush po priste që fituesi të zbulohej përmes penaltive.
Megjithëse te dyja skuadrat u munduan të kalonin në epërsi, pjesa e parë përfundoi pa gola, në saje të mbrojtjeve të mira të të dyja ekipeve, por edhe taktizimeve të trajnerëve, Pep Guardiola dhe Roberto Mancini.
Në pjesën e dytë skuadra gjermane si duket më shumë e kërkoi golin e epërsisë, dhe këtë e realizuan në minutën e 82-të takimit përmes Mario Gotzes. Ky i fundit, pas një kundësulmi të shpejtë të bavarezëve, me finesë kaloi edhe portierin e Interit, Carrizo dhe realizoi golin e epërsisë së bavarezëve.
Skuadra italiane u mundua që të barazoi rezultatin, por nuk ia arriti dot në saje të mbrojtjes së fortë të kampionit gjerman dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultatin 1:0 për Bayernin.
