Sterling debuton me fitore për Cityn
Skuadra e Manuel Pellegrinit, Manchester City, ka vazhduar me fitore në ndeshjet përgatitore parasezonale...

Sot City mposhti Romën pas barazimit 2-2 në kohë të rregullt. Në ekzekutimin e penalltive, City u tregua më syçelë për të fituar 5-4 në fund.
Raheem Sterling, transferi i fundit shumëmilionësh i Cityt ka shënuar gol në ndeshjen e parë të tij me fanellë të kaltër dhe atë pas vetëm tre minutave lojë.
Ndërsa, nigeriani Kelechi Iheanacho, me 18 vjetët e tij ka shkëlqyer në këtë ndeshje duke regjistruar një gol dhe një asistim në ndeshje ndaj Romës, për të cilën shënuan Miralem Pjanic dhe Adem Ljajic.
Joe Hart ka mbrojtur dy penalltitë e fundit të shutuara nga Seydou Keita dhe Seydou Doumbia të Romës - që e ka bërë portierin e përfaqësueses angleze më meritorin për fitore.
