Maqedoni

Alojz Peterle: përqendrohuni në implementimin e marrëveshjes

21.07.2015 19:05

Shpresojmë se deri në shtator do të plotësohen pjesë nga Marrëveshja politike e arritur në mesin e muajit tetor, presim Raportin për progresin e vendit...

Shpresojmë se deri në shtator do të plotësohen pjesë nga Marrëveshja politike e arritur në mesin e muajit tetor, presim Raportin për progresin e vendit dhe pastaj do të mund të mbahet mbledhje në përbërje të komitetit të përbashkët parlamentar.
 
Kështu vlerësoi kryesuesi i Byrosë së Komitetit të Përzier Parlamentar, Alojz Peterle, pas takimit me kryesuesin e Komitetit të Maqedonisë, Kenan Hasipin. Në muajt e ardhshëm presim dëshmi nga udhëheqësia politike se ka vullnet të fuqishëm të qëndrojë pas marrëveshjes së arritur.
 
Shumica nga ne konsiderojnë se zhvillimi i ri ngjarjeve në vend është moment i favorshëm të debllokohet procesi i anëtarësimit të Maqedonisë, por ne nuk jemi ata që mund ta bëjmë këtë.
 
“Në këtë fazë nuk dua të shpreh asçfarë dyshimesh për zbatimin e marrëveshjes që duhet të fillojë dhe kjo është mundësi për liderët të tregojnë se si munden të punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët, të tregojnë një vizion tjetër për vendin si punojnë bashkë. Be këtë e pret nga liderët politik dhe për çështjet më sensitive jemi këtu të ofrojmë në ndihmën tonë”- tha Peterle. 
 
“Qytetarët e konsiderojnë marrëveshjen si pozitive dhe presin që politikanët të rikthejnë besimin dhe ai që do të punojë në kundërshtim të zbatimit të Marrëveshjes do të paguaj çmimin politik. Është koha që të tregohet Maqedoni stabile me kohezion të brendshëm dhe e cila nuk do varet nga ndryshimet e skenës politike”- theksoi Aljoz Peterle.
 
“Ishte qartë e treguar pritja e Byrosë së Komitetit të Përzier Parlamentar se do të zbatohen dispozitat e Marrëveshjes së arritur në afatet e caktuara dhe kjo do të jetë sinjal pozitiv që të merret raport pozitiv nga Komisioni Evropian gjatë muajit tetor”- deklaroi deputeti, Kenan Hasip.
 
Peterle gjatë ditës së sotme u takua edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, dhe atë të PDSh-së, Menduh Thaçin.
 
Marrëveshja është e dobishme për vendin, sepse rikthen stabilitetin politik, mundëson reforma sistemore që i përforcojnë institucionet e vendit, adreson Marrëveshjen e Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike, marrëdhëniet me fqinjët dhe integrimin euroatlantik, ka thënë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
“Në takim ai ka nënvizuar se partitë politike duhet të vijojnë me përkrahjen e Marrëveshjes dhe të angazhohen seriozisht në drejtim të zbatimit të saj sa më të shpejt në mënyrë që të rikthehet kredibiliteti i dëmtuar i institucioneve shtetërore, të garantohet rekomandimi për fillim të negociatave dhe të përmirësohet imazhi i vendit. Përmbyllja sa më e shpejtë e reformave sistemore dhe të krizës politike gjithashtu do të na mundëson që të vijojmë përpjekjet për zgjidhje të çështjes së emrit me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar”- thuhet në kumtesën e BDI-së.