Botë
Të paktën 18 të vrarë në sulmin raketor të forcave siriine
21.07.2015 19:35
Të paktën 18 civilë, mes të cilëve edhe një fëmijë kanë humbur jetën sot kur një raketë e gjuajtur nga forcat siriane...

Të paktën 18 civilë, mes të cilëve edhe një fëmijë kanë humbur jetën sot kur një raketë e gjuajtur nga forcat siriane ka goditur një lagje të banuar në pjesën veriore të qytetit Alepo, kumtoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut, me seli në Londër.
"Raketa e ka goditur lagjen Magair derisa njerëzit kanë qenë akoma në shtëpitë e tyre. Kanë humvur jetën 18 civilë, mes të cilëve edhe një fëmijë, ndërsa dhjetëra janë lënduar", deklaroi drejtori i Qendrës siriane Rami Abdel Rahman.
Ai theksoi se një numër i madh i njerëzve akoma ndodhen nën rrënoja dhe bilanci i viktimave nga sulmi raketor me siguri do të jetë akoma më i madh.
Në sulm janë shkatërruar më shumë se 35 shtëpi, thuhet në kumtesë.
Qyteti Alepo është i ndarë në pjesën perëndimore, i cili është nën kontroll të forcave qeveritare dhe në pjesën lindore, i cili është në duart e kryengritësve./mia
