Botë

Hungaria këtë vit pret që 300.000 migrantë të hyjnë në vend

21.07.2015 19:48

Qeveria hungareze njoftoi se këtë vit pret që 300.000 migrantë të hyjnë në vend, që është dy herë më shumë nga vlerësimet paraprake...

Qeveria hungareze njoftoi se këtë vit pret që 300.000 migrantë të hyjnë në vend, që është dy herë më shumë nga vlerësimet paraprake, theksoi shefi i kabinetit të kryeministrit Janosh Lazar.
 
Nga fillimi i vitit 2015 e deri më tani në Hungari kanë mbërritur rreth 90.000 migrantë. Shumica e tyre vazhdojnë drejt vendeve tjera të BE-së.
 
"Hungaria u bë një nga shtetet, të cilët më shumë u janë të ekspozuar migrimit ilegal", deklaroi Lazar.
 
Sipas tij, dukuria e këtillë e arsyeton planin për ndërtim të murit mbrojtës përgjatë kufirit jugor me Serbinë dhe ajo të realizohet sa më shpejtë që është e mundur./mia