Botë
Tre gazetarë spanjollë zhduken në Siri
21.07.2015 20:45
Tre gazetarë spanjollë rezultojnë si të zhdukur në Siri dhe besohet se janë rrëmbyer, publikuan sot mediat spanjolle...

Gazetarët Antonio Pampilega, Hoze Manuel Lopez dhe Anhel Sastre - të gjithë të tretë - "frilenserë", merreshin me gazetari hulumtuese në qytetin verior Alepo.
"Nuk jemi dëgjuar me ta nga 10 korriku kur hyrën në Siri nga Turqia", deklaroi Elsa Gonzalez, shefe e Asociacionit spanjoll të gazetarëve.
Ajo përkujtoi se tre gazetarë spanjollë janë rrëmbyer para një viti në një rajon afër Alepos./mia
