Botë

Mali i Zi: Aeroplani për fikjen e zjarrit rrëzohet në liqe

21.07.2015 21:17

Një aeroplan i vogël për fikjen e zjarrit në Mal të Zi është përplasur në Liqenin e Shkodrës, derisa ateronte në sipërfaqen e tij për ta mbushur rezervoarin me ujë...

Ministria e brendshme e Malit të Zi tha se piloti i këtij aeroplani është i palënduar.
 
Policia e Malit të Zi ka njoftuar se aeroplani zjarrfikës sot ka “pasur fatkeqësi gjatë aterimit” në sipërfaqen e Liqenit të Shkodrës.
 
Ky aeroplan ishte pronë e ministrisë së brendshme të Malit të Zi./evropaelire