Ministri Ivanovski për vizitë pune në Bruksel

22.07.2015 09:20

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Ivo Ivanovski sot do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel…

Në suaza të vizitës do të realizojë takim me eurokomisarin për ekonomi digjitale dhe shoqëri Ginter Otinger dhe me drejtorin për Ballkanin perëndimor në drejtorinë e përgjithshme për politikë të mirë fqinjësore dhe negociata për zgjerim Zhan Erik Pake.

Ministri Ivanovski vizitën në Bruksel do ta shfrytëzojë edhe për takime me përfaqësues të shquar të programit të Bashkimit Evropian, COSME, HORIZON 2020 dhe Enterprise Europe Network, në drejtim të shfrytëzimit më të mirë të mundësive nga këto programe nga ana e Republikës së Maqedonisë.