Katër seanca të Kuvendit të Maqedonisë
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet t'i mbajë katër seanca...

Në rend dite të seancës së 37-të është Propozim ligji i plotësuar për procedurë të përgjithshme administrative, në lexim të dytë, në atë të 11-tën është Propozim ligji i plotësuar i ligjit për shkelje, ndërsa në rendin e ditës të seancës së 34-të është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për seanca, të dyja në lexim të dytë.
Pas shqyrtimit të rendit të ditës të këtyre tri seancave, Kuvendi duhet ta fillojë seancën e 59-të.
Në kuadër të kësaj seance deputetët, ndër të tjerash, duhet të debatojnë për propozim ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim financiar ushtarak midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Protokollit për zbatimin e mbështetjes financiare midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe të Marrëveshjes midis Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë në Programin e Bashkimit Evropian "Punësim dhe inovacione sociale".
Parlamentarët e Maqedonisë në lexim të parë duhet t'i shqyrtojnë edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, Propozim-ligjin për bazën nacionale të të dhënave për persona me invaliditet, Propozim-ligjin për shfuqizimin e Ligjit për përcaktimin e kushtit për kufizimin e kryerjes së funksionit publik, qasjen deri te dokumentet dhe publikimit të bashkëpunimit me organet e sigurisë shtetërore, i parashtruar nga deputetët Talat Xhaferi, Rafiz Haliti, Ilia Dimovski, Antonio Milloshoski.
