KMD: Të paraqiten incidentet e shkaktuara nga gjuha e urrejtjes
Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi ju bën thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët janë dëshmitarë apo viktima të incidenteve nga gjuha e urrejtjes t'i paraqesin rastet, duke e pasur parasysh, siç theksojnë nga Komisioni edhe diskriminimi paraqet motiv për vepra penale nga urrejtja...

"Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi si trup qendror nacional për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe për promovimin dhe afirmimin e parimeve të barazisë, tolerancës dhe jodiskriminimit, në kuadër të kompetencave të tyre ju bën thirrje qytetarëve të cilët janë dëshmitarë apo viktima të incidenteve nga gjuha e urrejtjes, që ta paraqesin incidentin në Komision", thuhet në kumtesën e sotme me rastin e Ditës evropiane të viktimave të krimit nga urrejtja - 22 Korriku.
Me shpalljen e Ditës evropiane për viktimat e krimit nga urrejtja qëllimi është të vendoset një ditë për njohjen e problemit me krimin nga urrejtja në Evropë, të mbështeten viktimat, të përcaktohet angazhimi për monitorimin, zbatimin e ligjit dhe ngritjen e vetëdijes publike me qëllim që veprat e këtilla penale të dënohen dhe të pengohen.
Krim nga urrejtja, theksojnë nga Komisioni për mbrojtjen nga diskriminimi, paraqet çdo vepër kriminale ku autori motivohet për ndonjë karakteristikë të viktimës siç është raca, përkatësia etnike, religjioni, përkatësia politike, orientimi seksual apo ndonjë cilësi tjetër.
