Mostari qyteti më i nxehtë në Evropë me temperaturë të matur deri në 42 gradë Celsius

22.07.2015 09:31

Mostari dje ishte qyteti më i nxehtë në Evropë, ndërsa në orën 15 temperatura ka arritur 42 gradë Celsius, lajmërojnë sot mediat boshnjake...

Në vendin e dytë është kryeqyteti malazez Podgoricë, ku temepratura ka arritur 41,5 gradë Celsius, në vendin e tretë është qyteti qipriot Lefkoniko me 41,1 gradë Celsius, në vendin e katërt është Kordoba në Spanjë janë matur 40,6 gradë Celsius, ndërsa në vendin e pestë është Marina di Xhinoza në Itali me temperaturë prej 40,1 gradë Celsius.

Sipas Entit hidrometeorologjik federal të Bosnjë e Hercegovinës, temperatura më e ulët është regjistruar në dy ditët e fundit në Mostar e cila ka arritur 28 gradë Celsius.

Meteorologët theksojnë se megjithatë këto janë temperatura të zakonshme për Mostarin, ku janë regjistruar temperatura të larta rekorde prej 46,2 gradë Celsius.

Matjet zyrtare bëhen në lartësi prej dy metrave, me ç'rast instrumentet matëse nuk janë direkt të ekspozuara në diell.