Izairi në takim ministror në Luksemburg

22.07.2015 09:17

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin jofromal të ministrave të mjedisit jetësor të BE-së në Luksemburg...

Në takim janë ftuar ministrat resorë të vendeve anëtare të Agjencisë Evropiane për mjedis jetësor dhe Asociacionit Evropian për tregti të lirë, ministrat e shteteve kandidate për anëtare të BE-së, komisarët Migel Aries Kanete dhe Karmenu Vela, si dhe kryetari i Komitetit parlamentar evropian për mjedis jetësor, shëndet publik dhe siguri të ushqimit, Xhovani La Via, përfaqësues të Byrosë evropiane për mjedis jetësor dhe institucione të tjera ndërkombëtare.

Izairi merr pjesë në takim me ftesë të ministres për Mjedis Jetësor të Luksemburgut, Karol Dishburg.