Bujanoc: Përfundon aksioni, arrestohet djali i Jonuz Musliut

22.07.2015 09:46

Ka përfunduar aksioni policor i filluar herët në mëngjes në fshatin Konçul të Komunës së Bujanocit...

Burime të sigurta nga vendi i ngjarjes i kanë thënë portalit informativ “Titulli” se me rastin e kontrollimeve të bëra në shtëpinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, është arrestuar djali i madh tij Fatlum Musliu, i cili edhe më herët ishte në kërkim nga organet e rendit.

Burimet e Titullit tregojnë se policia ishte civile por e armatosur rëndë me armë automatike, ndërsa përvec në pronën e N.M. që kanë shkaktuar demolime të dyerve dhe inventarit tjetër, njëherit ka pasur dëme materiale edhe tek prona e Musliut.

Fatlum Musliu është marrë për në stacionin e policisë në Bujanoc, ndërsa vlen të theksohet se i njëjti dy herë kishte arritur që t’i ikë kapjes nga policia.

Ndaj tij tashmë e disa muaj janë ngritur padi penale për “kontrabandë me këpucë” dhe “arratisje nga ambientet e stacionit policor”.