Thirrje publike për IPARD nga fundi i korrikut
Nga fundi i këtij muaji do të publikohet edhe një thirrje publike për dorëzimin e kërkesave për shfrytëzimin e mjeteve financiare të Programit IPARD për periudhën 2007-2013...

Siç kumtoi Agjencia pagesore, thirrja do të zgjasë së paku 45 ditë, ndërsa ka të bëjë me masat 101,103 dhe 302 për investime të ekonomive bujqësore me qëllim të ristrukturimimit të tyre për arritjen e standardeve evropiane, për investime për përpunimin dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe të peshkut me ristrukturimin e tyre si dhe për dizerfikacionin dhe zhvillimin e aktiviteteve ekonomike rurale.
"Thirrja publike e radhës do t'i rrisë mundësitë në lidhje me llojin e investimeve, vëllimin e shfrytëzuesve potencial, furnizimin e makinave të ndryshme bujqësore dhe traktorëve, si dhe limitet financiare për shfrytëzuesit e mbështetjes financiare", njofton Agjencia.
Rregullat për shfrytëzimin e mjeteve financiare imponojnë dakordim të marrëveshjes të shfrytëzuesve potencial me Agjencinë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural dhe realizimin e investimit të miratuar në pajtim me kushtet e dakorduara paraprakisht. Kontrollin e vendit dhe zbatimin e mbikëqyrjes mbi marrëveshjen e zbatojnë personat e autorizuar të Agjencisë për mbështetje financiare dhe institucione relevante për menaxhimin, zbatimin dhe kontrollin e IPARD dhe BE-së.
